E çuditshme, deputetit në Zelandën e Re i ndalohet e drejta e fjalës në parlament sepse nuk kishte vënë kravatë

9 Shkurt 2021, 15:53| Përditesimi: 9 Shkurt 2021, 16:09

  • Share

Një deputet në Zelandën e Re tha se ishte "absurde" që ai nuk u lejua të flasë në parlament për shkak se ai kishte refuzuar të mbante një kravatë, duke i quajtur "koloniale" rregullat e veshjes. Bashkëdrejtuesi i Partisë Māori Rawiri Waititi kishte veshur një hei-tiki në vend të kravatës në seancën e parë të parlamentit në 2021 dhe nuk u lejua të flasë.

"Hei-tiki im është lidhja ime me zgjedhësit e mi. Ajo më lidh me punën time dhe njerëzit. Ne kemi bërë të ditur se kjo parti nuk do të nënshtrohet as asimilohet me rregullat koloniale," tha Waititi, duke deklaruar se veshja e tij në fakt ishte "Veshje biznesi Māori".

Dhoma e debateve kërkon që burrat të veshin një xhaketë dhe kravatë si pjesë e  kodit të "veshjes ".

Vitin e kaluar rregulli i kravatës u rishikua nga Kryetari Trevor Mallard, por ai tha se shumë anëtarë ishin kundër ndryshimit të rregullave.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?