'E çojmë LSI-në për skrap', Jakaj: Diversion politik nga Rama! Nuk ka armë të tjera, do të shkojë në fushatë me batuta (VIDEO)

2 Shkurt 2021, 21:54| Përditesimi: 2 Shkurt 2021, 22:40

  • Share

Kandidati për deputet i LSI-së, Besnik Jakaj e ka cilësuar një luftë kriminale dhe diversion politik deklaratën e Ramës i cili tha se ka pasur një projekt me Bashën për të çuar për skrap LSI-në. I ftuar në emisionin Repolitix, Jakaj tha se Rama nuk ka më asnjë armë për të hyrë në fushatë ndaj shkon përmes batutave. Ai tha se koalicioni PD-LSI është i qartë paszgjedhor e do të shkojnë me dy lista ku vetëm në disa qarqe të vogla do të jenë me listë e përbashkët.

"Është një luftë kriminale. Kjo LSI-së i bën mirë. Mua më shqetëson jo si drejtues të LSI-së. Në 2017, me marrëveshje PD dhe LSI bën fushatë kundër LSI-së. Është e parëndësishme kjo. Kjo është vetëm diversion politik. Qeveria ka qenë shumë herë më e keqe në këto 4 vite se sa kur ishte në koalicion me LSI-në. Sot Rama nuk ka asnjë armë. Do hyjë në fushatë me batuta (...) LSI ka hartuar programin e saj, ka lançuar drejtuesit politikë prej disa muajsh dhe gjithë stafin politik në Tiranë. Koalicioni PD-LSI është i qartë paszgjedhor. Me marrëveshjen e 5 qershorit, prishi koalicionet. Në të gjitha rastet prej më shumë vitesh kanë qenë në të njëjtin mendim, Basha e Kryemadhi për koalicionet. Janë 2 lista, mund të ketë disa kandidatë në disa qarqe të vogla. Janë skema taktike" - tha Jakaj.

Ndërkohë ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi tha se më anë të kësaj deklarate, Rama ka prekur telat e militantëve.

"Rama ka prekur telat e militantëve. Nuk e di nëse ka qenë qëllimi ky" - tha Klosi.

Gjithashtu gjatë emisionit Repolitix ka pasur debat mes të ftuarve lidhur me qeverisjen e PS-së. Ish kreu i SHIK, Fatos Klosi tha se në zgjedhjet e ardhshme mund të ketë një koalicion PS dhe LSI duke u shprehur se socialistët janë partia më e arsyeshme. Sipas tij, mirëqënia e njerëzve nuk e bën qeveria. Kjo ka tensionuar bisedën me Besnik Jakën i cili thotë se çfarë ka në dorë qeveria, vetëm t'i japë rrogën Ramës.

Ora 22:38
Debat në 'Repolitix', Klosi debat me Jakajn: PS partia më e arsyeshme! E njoh LSI-në më mirë se ju (VIDEO)

Gjatë emisionit Repolitix ka pasur debat mes të ftuarve lidhur me qeverisjen e PS-së. Ish kreu i SHIK, Fatos Klosi tha se në zgjedhjet e ardhshme mund të ketë një koalicion PS dhe LSI duke u shprehur se socialistët janë partia më e arsyeshme. Sipas tij, mirëqënia e njerëzve nuk e bën qeveria. Kjo ka tensionuar bisedën me Leonard Karajn, i cili thotë se çfarë ka në dorë qeveria, vetëm t'i japë rrogën Ramës.

Pjesë nga debati:

Klosi: Një koalicion të mundshëm unë e shoh mes LSI-së dhe PS-së. Me dëshirë apo pa dëshirë të Monikës.

Karaj: E keni patjetër të nevojshme që PS të jetë në pushtet? Nuk duhet të ikë, të jetë ose vetëm, ose në koalicion me PD-në ose LSI-në, e doni me patjetër në pushtet Ramën.

Klosi: Po, e kam dëshirë. Jam i sigurt që PS sot është partia më e arsyeshmja. Çfarë të stonon ty tani?

Karaj: Mua më stonon jetesa.

Klosi: Nuk është drejtimi i qeverisë për të bërë mirëqënien e njerëzve.

(ndërhyn Besnik Jakaj)

Klosi: E njoh LSI-në më mirë se sa ty, pavarësisht se je në struktura.

Jakaj: Kam qenë student...

Klosi: Unë kam qenë drejtues i SHIK kur ti ke qenë student e njoh më mirë partinë tënde.

Jakaj: Para 7 viteve sa ka qenë borxhi publik.

Klosi: E di ti sa e kanë pasur italianët borxhin publik... Këtë e mbani referencë juve, ai tjetri tha mirëqënien...

Jakaj: Thoni se mirëqënien se ka në dorë qeveria, borxhin publik se ka në dorë qeveria, arsimin se ka në dorë qeveria, për  çfarë është qeveria, t'i japë rrogën Ramës.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?