Mirlind Daku

E bujshme/ Ofertë zyrtare për rusët, Mirlind Daku përfundon në Serie A

9 Korrik, 16:32| Përditesimi: 9 Korrik, 16:35

  • Share

Sulmuesi i Kombëtares, Mirlind Daku mund të largohet nga kampionati rus dhe saktësisht nga Rubin Kazani për të vazhduar karrierën në Serie A. Mediat ruse raportojnë se Rubin Kazani ka marrë tashmë një ofertë nga Cagliari për Dakun.

Sipas ‘Match TV’, Rubin Kazani ende nuk është përgjigjur për ofertën e klubit italian. Daku në sezonin e fundit ka shënuar 10 gola dhe ka shtuar katër asistime në 33 paraqitje në kampionatin rus.

Sulmuesi gjilanas ka kontratë të vlefshme me Rubin Kazanin deri në verën e vitit 2026. Ai ishte pjesë e Shqipërisë në Euro 2024 ku u aktivizua nga Sylvinho, teksa bëri bujë për pezullimin me dy ndeshje nga UEFA për shkak se në fund të barazimit me Kroacinë (2-2) në Hamburg, shau serbët dhe maqedonët.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë: