Mikel Arteta

E bujshme nga Spanja, Arteta i ka kërkuar largimin Arsenalit! Në horizont shfaqet Barcelona

28 Janar, 22:29| Përditesimi: 28 Janar, 22:31

  • Share

Mikel Arteta i ka kërkuar largimin në fundin e sezonit drejtuesve të Arsenalit, të paktën këtë raportin SPORT në Spanjë. Bota e pankinave ​​është revolucionarizuar. Fillimisht ishte Klopp që njoftoi largimin në qershor nga Liverpool. Pak orë më vonë, Xavi pak a shumë bëri të njëjtën gjë dhe njoftoi se më 30 qershor nuk do të jetë më trajner i Barçës.

Tanimë Arteta kërkon largimin nga "Topçinjtë". Trajneri i Arsenalit ka një kontratë që zgjat deri në vitin 2025, por ai mund të vendos ta prishë atë në fund të sezonit.

Sipas mediave në Katalonjë, Arteta ka informuar rrethin e tij të ngushtë se dëshiron të largohet nga 'Topçinjtë' në fund të sezonit. Për shkak të marrëdhënies së tij të ngushtë me drejtuesit e klubit londinez, ata do ta lejojnë atë të prishë marrëveshjen ekzistuese. Barcelona po shfaqet në hoziront, paçka se mes tyre nuk ka asnjë kontakt për momentin.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?