Ylber Ramadani

E bujshme nga Italia, Interi në gjurmët e Ylber Ramadanit

31 Tetor 2023, 13:08
  • Share

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ka ndjekur nga pranë në dy ndeshje mesfushorin e Kombëtares dhe Lecces, Ylber Ramadani. Sipas gazetës italiane "PianetaLecce", drejtuesi i zikaltërve e ka ndjekur 27-vjeçarin si në ndeshjet e  Lecces ashtu edhe në kombëtaren shqiptare.

Ramadani ka bërë një fillim mjaft pozitiv të sezonit për Leccen. Verdhekuqtë kanë qenë një nga ekipet surprizë të sezonit. Përkundër faktit që Lecce shiti Morten Hjulmand te Sporting CP gjatë verës, pasi danezi kishte qenë lojtari i tyre më i mirë sezonin e kaluar, skuadra kalabreze s'ka rënë nga forma.

Mesfusha e re e Lecces ka qenë një nga pikat e forta të skuadrës nën drejtimin e trajnerit Roberto D'Aversa. Kjo pjesërisht i detyrohet formës së lojtarit që zëvendësoi Hjulmand gjatë afatit kalimtar të verës dhe ky është shqiptari Ramadani.

Tanimë për të ka fansa të rinj, me 27-vjeçarin që mund të bashkohet me Interin ku do gjente Kristjan Asllanin.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se duhet të ndalet pagesa me Euro në Shqipëri në vend të Lekut?