Pamje nga Kabuli

Kronikë

E bllokuar në Kabul, së shpejti do zhvillohet operacioni për riatdhesimin e 36 vjeçares shqiptare

17 Gusht 2021, 12:25| Përditesimi: 17 Gusht 2021, 13:00

  • Share

Ana e vetmja vajzë nga Tirana që ka mbetur në Afganistan pritet që të rikthehet në vendin tonë. Ministria e Jashtme po punon dhe shumë shpejt pritet që të zhvillohet operacioni për riatdhesimin e saj.

36 vjeçarja e cila u bë dëshmitare se si ai vend ra sërish në errësirën e regjimit të talebanëve, punon me një Organizatë Ndërkombëtare amerikane. Ditën e djeshme ajo kishte mbetur e bllokuar në Kabul dhe është në kontakt me autoritetet amerikane për t’u zhvendosur nga momenti në moment nga Afganistani drejt Shqipërisë.

36-vjeçarja me emrin Ana, është e vetmja shqiptare që ndodhet në Afganistan, ndërkohë që talebanët kanë marrë pushtetin kanë nisur të vendosin postblloqe në rrugë dhe të marrin kontrollin e institucioneve.

Ndërkohë vendi ynë ka bërë përgatitjet për të pritur sot mbi 300 afganë, 2 ditë pasi pranoi kërkesën e SHBA. Tirana dhe Durrësi do të jenë dy qytetet ku do të strehohet grupi i parë, teksa burime për Report Tv bëjnë me dije se avioni i parë me afganë mund të mbërrijë në orën 16:30. 

Në Durrës do të strehohen në disa hotele, ndërsa në Tiranë do të vendosen tek konviktet e Qytetit Studentit. Report Tv ishte në ambientet e konvikteve të Qytetit Studenti, ku studentëve u është kërkuar për t'u zhvendosur nga godina nr.2 dhe nr.4, të cilat janë përcaktuar fillimisht për vendosjen e afganëve, në godina të tjera, për të paktën tre javë. Studentëve iu është thënë të lirojnë godinat.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?