Ish-gjyqtarja Enkeleida Hoxha

E arrestuar për korrupsion, shtyhet gjyqi për ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha

7 Shkurt 2022, 16:37| Përditesimi: 7 Shkurt 2022, 16:43

  • Share

TIRANË- Sot ishte parashikuar që të mbahej gjyqi për ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha, e cila është arrestuar për korrupsion. Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në 14 shkurt procesin gjyqësor.

Shkak i shtyrjes për të dytën herë radhazi, u bë mungesa e gjyqtarit Erjon Çela, për arsye familjare. SPAK ka kërkuar dënim me 3 vjet e 6 muaj burg për Hoxhën.

Enkelejda Hoxha u shkarkua nga detyra e gjyqtares më 17 mars dhe u la në burg nga Gjykata e Apelit. Ajo u arrestua nga SPAK pas një superoperacioni të bërë në Gjykatën e Krujës, në seancë gjyqësore teksa po lironte një tjetër të dënuar. 

Mes të dënuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi ekspert shëndetësor dhe avokati Aldo Tabaku të cilët në bazë të një skeme të mirëfilltë kriminale bënin lirimin e të dënuarve.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loni: 07/02/2022 21:36

    E dashur me vjen keq per ju se sinqerisht kur ju pashe shtepine atehere e kuptova qe dikush fshihet pas jush . Ju uroj lirim te shpejte!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?