Porositi vrasjen e 2 personave që e kishin rrahur? Polici i burgjeve e mohon: Ia dhashë borxh 3500 eurot vëllezërve Beqiraj! Ushtaraku që siguronte armët

5 Tetor 2022, 10:46| Përditesimi: 5 Tetor 2022, 13:41

  • Share

Efektivi i burgjeve Flamur Bejko, mohoi para hetuesve se ka porositur vëllezërit Gentjan dhe Indrit Beqiraj, për ekzekutimin e dy personave, S.Z. dhe I.H, të cilët do të eliminoheshin me katër kilogramë eksplozivë. Madje, 52-vjeçari ka edhe një version se pse ua kishte dhënë dy të rinjve shumë prej 3500 euro.

“Unë nuk kam asnjë lidhje me porosinë për vrasjen e askujt. Shumën prej 3500 euro ua kam dhënë dy vëllezërve Gentjan dhe Indrit Beqiraj borxh pasi do të bënin disa dokumente në Greqi”, mësohet të ketë thënë Bejko.

Por hetuesit nuk janë të bindur me deklarimet e Bejkos. Nga hetimet e deritanishme të Policisë dhe Prokurorisë rezulton se efektivi i burgjeve dhe dy objektivët për t’u ekzekutuar kishin njohje me njëri-tjetrin dhe po ashtu edhe një konflikt që po analizohet për t’u zbardhur.

Vëllezërit Gentjan dhe Indrit Beqiraj e konsideruan të vështirë eleminimin fizik të Gerion Hasanbelliut dhe dy nipave të tij. Ata hoqën dorë, pavarësisht se e ndoqën për ditë të tëra në zonë e “Don Boskos”, aty ku kishin marrë edhe një banesë me qira. Kryerjen e kësaj detyre e bëri vetë Kevin Zeneli.

23-vjeçari Zeneli u tregoi dy vëllezërve një foto të Hasanbelliut, teksa ata morën të gjitha masat për ekzekutimin, por nuk ia dolën. Para hetuesve ata rrëfyen se si punën e nisur me porosi të Kasandër Nogës, e kreu Kevin Zeneli, edhe pse me objektiv të gabuar.

“Kevin Zeneli, një i njohuri ynë na ofroi punë. Kevin tha se do të na jepte një punë që e kishte porositur Kasandër Noga. Kevini na tregoi fotografinë e Geron Hasanbelliut. Duhet ta gjenim, ta vëzhgonim dhe eliminonim. E gjetëm në "Don Bosko", prandaj morëm dhe shtëpi me qira aty. E kemi ndjekur gati gjithë muajin dhjetor 2021. Dy ditë para Vitit të Ri u dorëzuam dhe i thamë Kevinit se nuk mund ta kryejmë dot, sepse është objektiv i vështirë. Makinën që kishim marrë për të kryer ngjarjen ja dhamë Kevinit. Më pas më 4 janar ngjarjen e kreu ai me mjetet që kishim siguruar ne”, kanë thënë vëllezërit Beqiraj.

Kevin Zeneli dështoi në atentat. Në mënyrë të gabuar u vra Erion Çela dhe katër të tjerë u plagosën, mes tyre edhe kamarieri i lokalit. Geron Hasanbelliu njihej se frekuentonte të njëjtin lokal në “Don Bosko”, por hetuesit akoma nuk janë të bindur nëse ditën e 4 janarit ka qenë i pranishëm me nipat e tij apo jo. Për këtë ka nisur një verifikim i kamerave të sigurisë së ngjarjes, nga fillimi.

Një tjetër i arrestuar në mesin e 15 personave ishte edhe ushtaraku Altin Celami. Burimet i thanë Report Tv se dyshimet e para janë se ai nuk kishte rol parësor në ngjarjet kriminale të ndodhura, megjithatë ai ishte personi që ka siguruar dhe shkëmbyer armët e sekuestruara, pas pasur dijeni se për çfarë do të përdoreshin.

Ndërkohë, ditën që ndodhi rrëmbimi i Indrit Beqirajt, autorë janë personat e shpallur në kërkim, pjesë e grupit të Aleksandër Lahos, njohur si Rrumi i Shijakut. Nga verifikimet rezultoi se ata i kanë mbajtur në vëzhgim vëllezërit Beqiraj për llogari të tyre dhe nuk kanë pasur dijeni për atentatin që Indrit dhe Gentjan Beqiraj do kryenin për llogari të efektivit të burgjeve, Flamur Bejko. Në javën e fundit, dy vëllezërit kanë qarkulluar në zonë, në përpjekje për të vëzhguar dy personat që do të vriteshin. Pjesëtarët e grupit të Rrumit të Shijakut, pasi vërejtën lëvizjet, i druheshin një atentate të mundshëm, dhe stisën aksidentin e më pas morën peng njërin prej vëllezërve për rreth 500 metra.

Kujtojmë se një ditë më parë, 15 persona ranë në prangat e policisë së Durrësit që shkatërroi një grup kriminal që merrej me vrasje me pagesë. Ishin vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj që zbardhën ngjarje të rënda kriminale dhe zbuluan kush ishte fshehur pas tyre. Në 2 raste, porositësi ishte Kasandër Noga, i arrestuar në Belgjikë por që planifikonte ekzekutimin e kundërshtarëve përmes vrasësve me pagesë. Për këta të fundit, disa prej armëve siguroheshin nga ushtaraku Altin Celami.

Ora 10:58
‘Na ofroi punë’, vëllezërit Beqiraj tregojnë si morën porosinë për eliminimin e Geron Hasanbelliut

1664960440_page.jpg

Dy vëllezërit Beqiraj kanë deklaruar para hetuesve se Kevin Zeneli i ka kërkuar për të kryer një punë, vrasjen e Geron Hasanbelliut. Sipas tyre u ka treguar foton dhe më pas e kanë vëzhguar për ditë me radhë pasi morën edhe shtëpi me qira në zonë, por nuk e kryen vrasjen pasi ishte objektiv i vështirë.

“Kevin Zeneli, një i njohuri ynë na ofroi punë. Kevin tha se do të na jepte një punë që e kishte porositur Kasandër Noga. Kevini na tregoi fotografinë e Geron Hasanbelliut. Duhet ta gjenim, ta vëzhgonim dhe eliminonim. E gjetëm në "Don Bosko", prandaj morëm dhe shtëpi me qira aty. E kemi ndjekur gati gjithë muajin dhjetor 2021. Dy ditë para Vitit të Ri u dorëzuam dhe i thamë Kevinit se nuk mund ta kryejmë dot, sepse është objektiv i vështirë. Makinën që kishim marrë për të kryer ngjarjen ja dhamë Kevinit. Më pas më 4 janar ngjarjen e kreu ai me mjetet që kishim siguruar ne”, kanë thënë para trupit hetues dy vëllezërit.

Ora 10:11
Del FOTO, kush është ushtaraku që ishte pjesë e grupeve kriminale, i siguronte armë vrasësve me pagesë

1664957337_page.jpg

Report Tv ka siguruar fotografinë e Altin Celamit, ushtarakut 43-vjecar që u vu në pranga në kuadër të operacionit ‘Porositësi’. Gazetari Arsen Rusta mëson se ai ju siguronte armë grupit të vrasësve me pagesë, ndaj edhe është pezulluar nga funksionet ushtarake.

Celami ishte ushtarak në repartin e Pezë Helmës në Tiranë. Ai akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”. 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 06/10/2022 02:34

    Gjykuar nga lloji i punes qe bente,ky Celami akuzen e ka gabim.Ai ishte ushtarak kishte te drejten e armembajtjes,por mund te akuzohet per vjedhje te shtetit,sepse armet besoj ua gjente ne reparte,mashtrim,per qellime perfitimi,trafikim e bashkepunim me org.kriminale.

    Përgjigju
  • cecua me bicak: 06/10/2022 01:54

    CI ARRESTONI KOT,,,KETA DUHEN RRJEPUR ME BICAK...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?