E akuzon se ka porositur disa vrasje, Nuredin Dumani ballafaqohet me Erion Alibejn! Mbërrin për herë të parë në SPAK

17 Qershor 2022, 11:21| Përditesimi: 17 Qershor 2022, 12:38

  • Share

Që pas arrestimit në Fier i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, i cili prej javësh ka qëndruar në spital, është paraqitur sot për herë të parë në SPAK.  Nën masa te rrepta sigurie prej orës 8  të mëngjesit ai është përballë hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit në SPAK për të rikonfirmuar deklarimet e dhëna. Dumani do të përballet me Erion Alibean, për të cilin ka bërë akuza shumë të rënda, si porositja e vrasjes së efektivit Krenar Guçe, i cili ka mbajtur detyrën e Shefit të Seksionit të vrasjeve në Policinë e Elbasanit në vitet 2019-2020, teksa aktualisht është me detyrë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë si specialist.  Fotografia e tij u gjet në telefonin e Nuredin Dumani, i cili në dëshminë e tij ka treguar një listë me emra dhe foto që prisnin të ekzekutoheshin. Po ashtu burimet nga grupi hetimore bëjnë me dije se po pyetet e për ngjarje konkrete. Pas Dumanit nr 9.35 min ka mbërritur ne SPAK edhe Henrik Hoxhaj, një tjetër i penduar i drejtësisë.

Erion Alibeaj kishte vendosur të hakmerrej ndaj çdo personi që kishte marrë pjesë në ngjarjen e rëndë të Bradasheshit, ku ai humbi vëllanë, xhaxhanë dhe një mikun e tij, shtetas turk. Masakra me 3 viktima solli një sërë vrasjesh. Dëshmia e një të riu të marrë nga oficeri Krenar Guçe hodhi dritë mbi vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Renis Runajt, të kryera në hark të shkurtër kohor. U zbuluan edhe 2 ngjarje të tjera me katër viktima në Durrës që dolën në dritë falë dëshmitarit Klevis Alla.

Në Shtator të 2020-ës, Erion Alibej zyrtarisht është akuzuar si porositësi i dy vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, per te cilat ka folur edhe Dumani. Emiljano Ramazani i njohur me nofkën 'Rramani' u bë poshtë shtëpisë së tij, teksa ai po parkonte automjetin tip "Ford Fokus". Autorët kanë qenë tre vetë në makinë dhe njëri prej tyre ka qëlluar 5 herë me armë tip pistoletë. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh për drogën, pasi ai njihej si shpërndarës kokainë në qytet, ndërsa pak ditë pas vrasjes së tij u gjet i vrarë edhe miku i tij i ngushtë Regis Runaj, 23 vjeç, i vrarë me thikë, trupi të cilit u gjet i hedhur në rrugë.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?