E akuzoi se ka lidhje me laboratorin e drogës në Xibrakë, Olsi Rama padit Gazment Bardhin në SPAK: Ose të dënohet si shpifës, ose unë të shkoj në burg si trafikant

2 Prill, 14:29| Përditesimi: 2 Prill, 19:38

  • Share

TIRANË- Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama ka kallëzuar Gazment Bardhin në SPAK për shpifje, pasi akuzave që deputeti demokrat bëri ndaj tij se kishte lidhje me laboratorin e drogës në Xibrakë që u zbulua në vitin 2015.

Krahas kallëzimit, në një deklaratë të ndarë për mediat Olsi Rama hedh poshtë këto akuza duke thënë se Bardhi ka shpifur me qëllim që të manipulojë opinionin publik për motive politike.

Olsi Rama kërkon që Bardhi të përgjigjet para drejtësisë, duke thënë se i ka cenuar publikisht nderin dhe dinjitetin si individ, prind dhe drejtues i klubit Partizani. Olsi Rama thotë se s’mund të këtë dy të vërteta, ose Bardhi duhet të ndiqet penalisht dhe të dënohet për shpifje, ose Olsi Rama të futet në burg si trafikant droge.

Deklarata e Olsi Ramës

Sot kam depozituar në SPAK kallëzimin për deputetin e paturpshëm Gazmend Bardhi, i cili ka cënuar publikisht nderin dhe dinjitetin tim publik, si individ, prind dhe drejtues i një klubi të mirënjohur futbolli, duke shpikur një lidhje totalisht inekzistente mes meje dhe një grupi trafikantësh të drogës.

Fakti që zotëria aspak i nderuar, ka marrë përsipër të më akuzojë si trafikant droge, thjesht dhe vetëm sepse unë jam vëllai i një kundërshtari politik, të cilin prej vitesh tanimë janë cfilitur më kot ta mundin, duke mos lënë asnjë anëtar të familjes sonë pa sulmuar me gjuhën e pistë të shpifjeve, kërkon përgjigje! Jo thjesht nga unë, po nga drejtësia!

Unë nuk jam politikan dhe s’kam asnjë lidhje tjetër me politikën, përveçse si votues i tim vëllai ashtu si qindramijëra të tjerë dhe arsyeja kryesore e neverisë time të hershme me politikën është pikërisht kthimi i shpifjeve në një normalitet të jetës publike. Uroj shumë që SPAK-u, tek i cili bashkë me plot të tjerë kam edhe unë besim, si diçka ndryshe në zullumin kaq vjeçar të drejtësisë, të mos e çojë kallzimin tim në koshin e madh të këtij normaliteti absurd, që po shkatërron fare bazën elementare të besimit tek fjala dhe të vërtetat e këtij vendi. Pra po shkatërron vetë shoqërinë dhe po hedh në erë në mënyrë të pariparueshme themelet e edukatës për rininë.

Jam i gjithi në dispozicion të hetimit të atyre që deputeti i pacipë i quan prova mbi përkatësinë time në një grup kriminal trafikantësh droge, ndërsa unë nuk mund t’i quaj ndryshe përveçse si shpifje për një fabrikim pervers me qëllim manipulimin e opinionin publik, për motive të dobëta politike.

Troç fjala këtu s’mund të ketë dy të vërteta dhe ose unë duhet të shkoj në burg si trafikant ose Gazmend Bardhi duhet të ndiqet penalisht dhe dënohet si fabrikues provash në dëmin tim, të fëmijëve të mi, të klubit të futbollit “Partizani”, të miqve të mi dhe të njohurve të mi.

Solidariteti i këtyre të fundit gjatë këtyre ditëve më lumturon, po nuk më mjafton. Shoqëria duhet të dijë të vërtetën dhe duhet ta mësojë nga drejtësia. Shqipëria s’mund të ketë një kryeministër që e ka vëllain një trafikant droge që lëviz i lirë nëpër Tiranë. Sikur edhe vetëm një shqiptar i ndershëm të gënjehet nga kjo maskaradë dhe ta besojë këtë çmenduri, të cilën as vetë sharlatani që e ka hedhur në pazarin e llafeve nuk e beson, kjo mjafton që drejtësia të mos heshtë duke e nënvleftësuar peshën e kësaj poshtërsie si as e para dhe as e fundit.

Dikush, dikur, diçka, duhet të bëhet sebep që ky turp kombëtar i pashoq me asnjë vend në Europë - ku njerëz me mandate nga populli, me një mikrofon në ekran apo me një portal në internet gënjejnë e sajojnë po aq shumë sa marrin frymë - të goditet nga e vërteta e drejtësisë së re.

Nëse është vërtetë e re natyrisht!

Me shpresë, Olsi Rama

 

Dokumenti i dorezuar nga Olsi Rama në SPAK

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • sali: 02/04/2024 22:49

    Teorija Berishiste te gjithe maskarenj e hajdute eshte ngulitur ne mendjen e shqiptareve,Shpifja e ideuar nga berishizmi eshte bere gjeja me e besueshme ne Shqiperi

    Përgjigju
  • haha: 02/04/2024 19:34

    ec more lapangjoza, qe jeni mere njerin e perplase pas tjetrit. njeri vellai i vellait te madh, e tjetri ... kete bardhin nuk ke as ku e kap mor, se vertet ngjan si ... lere se po na hedh ne gjyq dhe ky pastaj. tamam po e bejne : Mali im eshte me i larte se i joti! Duke pare frekuencen e jashteqitjeve e marjes ne dore te te gjithe hetimit nga njerez pa lidhje ... tamam qe e kupton qe je ne nje vend absurd. S'ka faj dhe Arben Ahmetaj qe ankohet se i kane bllokuar loogarine bankare dhe nuk paguan dot per vajzen per te cilen ka detyrime financiare.... hahahaha.

    Përgjigju
  • Or tej: 02/04/2024 19:14

    Te dyja do ishin me mire por kush ka nge tju mbaje me buke te dyve or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Pena: 02/04/2024 18:14

    Z.Rama, cohe deri ne fund kete ceshtje, SE eshte edhe ceshtje per gjithe Shqiptaret e ndershem dhe demokrate te vertete! Poshte shpifsit me gojet e ndyra dhe ligesise!

    Përgjigju
  • Ricardo: 02/04/2024 18:02

    Jam i sigurt qe Bardhi inskenon Babale 2 ! I bie barra drejtesise te zgjidhe kete sfide dhe cilido prej tyre te shkoje ne burg !

    Përgjigju
  • LORA: 02/04/2024 15:08

    Respekt,per veprimin e duhur z.Olsi Rama.

    Përgjigju
  • Maks: 02/04/2024 14:49

    Olsi mos prano asnji demshperblim por burgun o ti o bardha

    Përgjigju
    • e drejta: 03/04/2024 12:35

      FIKS FARE...

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?