E akomoduar në Lezhë, afgania denoncon në polici dy shoqet dhe të dashurin e njërës prej tyre: Më kanë vjedhur 10 mijë dollarë! Policia gjen kartmonedha të falsifikuara

26 Mars 2022, 14:40| Përditesimi: 26 Mars 2022, 15:04

  • Share

Maryam Sama, një shtetase afgane e akomoduar në Shëngjin, pasi i shpëtoi terrorit të talebanëve, ka denoncuar në polici se i kanë vjedhur 10 mijë dollarë në dhomën ku është akomoduar.

Në Policia ajo ka deklaruar se i kanë marrë paratë dhe më pas ja kanë zëvendësuar me kartmonedha falës, ndërsa ngre dyshime se një gjë e tillë është bërë nga dy shoqet e saj të dhomës dhe i dashuri i njërës prej tyre.

Por nga verifikimet e kryera ka rezultuar se një kartëmonedhe dollari është fotokopjuar me ngjyra në 75 kopje. Monedhat e fotokopjuar janë dërguar për analizim në laboratorin e policisë shkencore, me qëllim zbulimin e gjurmëve të gishtave të personave që mund ta kenë kryer këtë veprim. Deri tani nuk ka persona të ndaluar ne lidhje me rastin, ndërsa materialet hetimore janë referuar në prokurorinë e Lezhës. Prej muajit shtator të vitit 2021 në zonën turistike të Shëngjinit janë akomoduar 2 mije shtetas Afgan të cilët u larguan a vendi j tyre pas pushtimit nga Talebanet.

Komento

Komente

  • Dani: 27/03/2022 03:20

    U Jane dashur leket per kerkime shkencore,I thoni lali Erit dhe Ben blushit te te ndihmoje.

    Përgjigju
  • Parruca: 26/03/2022 15:00

    Keta jane ajka qe na reklamuan kur i prune ketu? Imagjino llumi si jane! Se shkruante Ben Blushi para ca ditesh qe u vinte keq qe po iknin dhe enderronte per nje Shqiperi te mbushur me afrikane, afgane, iraniane, siriane. Europa po vuan nga kriminaliteti « me ngjyre » ndersa Beni qe nuk ecen vete shkruan gomarlleqe. Mjere Shqiperia per keto mendje te « ndritura » qe ka!

    Përgjigju
    • Tani: 26/03/2022 15:32

      100% dakort. Kushedi sa e ka paguar Sorrosi Ben idiotin per ate shkrim idiotesk.

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?