Taulant Malaj me vajzën e ndjerë, bashkëshorten dhe djalin e mitur

Dyshonte për tradhti, del para togave të zeza shqiptari që vrau vajzën e mitur, italianin, si dhe plagosi gruan

24 Mars, 11:29| Përditesimi: 24 Mars, 11:37

  • Share

ITALI – Shqiptari Taulant Malaj, i cili tronditi vendin fqinj më 7 maj 2023, duke vrarë vajzën e tij 16-vjeçare Jessica, italianin Massimo De Santis, si dhe plagosur gruan e tij, pasi dyshonte se kjo e fundit po e tradhtonte me De Santis, ka dalë ditën e djeshme para trupës gjykuese.

Gjykata e Assizes në Foggia hodhi poshtë kërkesën e shqiptarit për gjykim të shkurtuar si dhe zhvlerësoi vlerësimin psikiatrik të Malajt.

Avokati i gruas Tefta Malaj, Roberto de Rossi tha se çështja do të hetohet me themel duke analizuar sjelljen e shqiptarit nga Vlora para dhe pas vrasjes, si dhe do të shqyrtohen pamjet filmike ndërkohë e deri në momentin e masakrës.

“Duam të evidentojmë sjelljen e të pandehurit para dhe pas vrasjes në aspekte të ndryshme që lidhen më vonë me dënimin. Ne do të vazhdojmë në mënyrë konkrete me objektivat tona të qarta duke vlerësuar ato që dalin nga hetimi paraprak”, tha ai.

Siç shkruajnë mediat në proces do të shfaqen disa video, si ato që janë survejimi ashtu edhe nga ato të xhiruara nga vetë Malaj pas masakrës. Këto imazhe janë të paedituara dhe tronditëse. Seanca e radhës gjyqësore është parashikuar që të mbahet në muajin Maj.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?