VIDEO/ Dyshohet për kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura, Policia e Vlorës aksion masiv në gjithë qarkun

30 Janar 2023, 11:48| Përditesimi: 30 Janar 2023, 12:03

  • Share

Policia e Vlorës ka nisur një aksion në të gjithë qytetin dhe në të gjitha ambientet e mbyllura, magazina, sera dhe ambiente të tjera. Ky aksion vjen pas urdhrit të kreut të Policisë së Vlorës, Ermal Mucaj, i cili ka kërkuar nga efektivët të ushtrojnë kontrolle në të gjitha ambientet e mbyllura në qytetin bregdetar.

Informacione nga policia bejnë me dije se kontrollet do të jenë në të gjithë qarkun me qëllim gjetjen e hapësirave ku kultivohet kanabis, pas dyshimit se këto ambientë të mbyllura si magazina e sera janë kthyer së fundmi në “biznes” për vepra të paligjshme.

F.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 30/01/2023 11:58

    Nuk meret njeri ne Vlore me ato ligje dhe me ate rrezik qe ka aty , cunat jane ne Spanje po bejne ndonje leke vete po mbajne dhe ekonomine lart te vendit kurse ju i sulmoni pa pushim se si kurva pa buke do ngeleni o shtet vk , ne cdo vend te Europes po e lejojne kurse ju vazhdoni i futni nga 10 vjet burg o legen shtet

    Përgjigju
    • Ari: 31/01/2023 12:21

      Fiks Tur. U mbush europa gjermani spanj belgjik holand keta jan me europian keta legenat tane. Turp si nuk kan. Se din qe 1 dite do tu hidhen per koke keti shteti te kalbur. Skeni munci ti punesoni lerini te vetepunesohen.

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?