Ibrahim Lici

Dyshohet se vrau Endri Mustafën, lirohet në Turqi Ibrahim Lici, gjykatat turke nuk binden nga dosja voluminoze

21 Mars, 17:15| Përditesimi: 21 Mars, 17:17

  • Share

ANKARA- Autori i dyshuar për vrasjen e Endri Mustafës, Ibrahim Lici, ka fituar lirinë në Turqi. I arrestuar rreth 1 muaj e gjysmë më parë, një gjykatë në shtetin turk mësohet se ka dhënë vendim lirimi për shkodranin.

Dokumentacionet e nisura drejt Turqisë përmes letërporosive nga Ministria e

Drejtësisë nuk kanë bindur autoritetet gjyqësore për të hapur dritën jeshile të ekstradimit në Tiranë.

Ibrahim Lici u arrestua më 13 shkurt në një lagje të Stambollit pas shkëmbimit të informacionit mes policisë shqiptare dhe asaj turke.

Pavarësisht 2 veprave penale të kryera në Turqi dhe veprave të rënda penale për të cilat dyshohet në Shqipëri, ai sërish është lënë i lirë dhe Shqipëria shkon në pikën zero për kërkimin e tij.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?