Dyshohet se u vetëvar brenda qendrës së emigracionit në Britani, familjarët e shqiptarit ende pa përgjigje për rrethanat e vdekjes

16 Prill, 17:50| Përditesimi: 16 Prill, 18:04

  • Share

Familja e emigrantit shqiptar 37 vjeçarit Alfred Dosku që dyshohet se vrau veten vitin e kaluar në Britaninë e Madhe ende nuk ka marrë përgjigje mbi rrethanat e vdekjes.

“Duam vetëm të dimë se çfarë ka ndodhur”, ka thënë kushërira e të ndjerit, Ledisa Hysa Dosku, raportojnë mediat angleze.

Ajo shprehet se kushëriri i saj ishte “shumë i zgjuar”, duke shtuar se familja nuk e kuptonte se si ai përfundoi në qendrën e emigracionit.

“Bisedën e fundit e pati me vëllanë, ishte gati të kthehej. Ishte gati të bashkohej me familjen. Vdekja e tij është plotësisht e pakuptueshme”– tha ajo ndër të tjera.

Teksa hetimet vazhdojnë, mbi vdekjen e shqiptarit pritet të ketë një rezultat konkret brenda dhjetorit të këtij viti.

Alfred Dosku u gjet i vetëvarur në qendrën e mbajtjes së azilkërkuesve Brook House pranë aeroportit Gatwick në nëntor të vitit të kaluar ndërkohë që pritej deportimi i tij drejt Shqipërisë.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?