Petrit Sulaj

Kronikë

Iu gjetën mesazhe në Whatsapp me kontrollorët që lanë punën në Rinas, pas 6 orësh në polici lihet i lirë ish-drejtori i LSI në Aviacionin Civil, Petrit Sulaj

9 Prill 2021, 09:51| Përditesimi: 9 Prill 2021, 17:47

  • Share

Petrit Sulaj, ish-drejtor i Aviacionit Civil është lënë i lirë pas 6 orësh nga Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës. Ai u shoqërua mbrëmë në polici pasi numri i tij i celularit doli tek bisedat e kontrollorëve që u shoqëruan dhe ndaluan.

Gazetari i Report Tv Sokol, Dema bën me dije se para hetuesve Sulaj është shprehur se nuk është dakord për ndërprerje të punës nga kontrollorët, por për dialog dhe zgjidhje të situatës.Sulaj u shoqërua mbrëmë pas arrestimit të tre kontrollorëve. 

“Nuk kam pasur asnjë rol në këtë vendimmarrje. Kam njohje personale me disa prej kontrollorëve dhe ndaj vijon dhe komunikimin me ta”- është shprehur ai.

Report Tv zbardhi dje bisedat në grupin e WhatsApp, që kanë fundosur 3 kontrollorët ajror të cilët janë arrestuar si organizatorë që nxitën pezullimin e punës në Aeroportin e Rinasit. Muhin Mezini, me detyrë mbikëqyrës i kontrollorëve të trafikut ajror ka ndikuar te vartësit e tij për plotësimin e formularëve të paaftësisë së përkohshme në punë, fakt të cilin e kanë konfirmuar në polici edhe Emiljano Majani, Erion Alibali dhe Erjon Kristafi. Nga ana tjetër, nga dëshmitë e punonjësve, ka rezultuar se Mezini ka bashkëpunuar me Flora Ndrecën dhe Armando Fezgën, të tre të arrestuar, për plotësimin e formularëve të paaftësisë.  Nga bisedat, rezulton që formularët e paaftësisë janë plotësuar nga treshja, dhe më pas janë shpërndarë në WhatApp, në grupin e përbashkët që kanë pasur kontrollorët me njëri-tjetrin.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miri: 10/04/2021 00:24

    Emiljano Manjani vellai i Ylli Manjanit. Nga me kryesoret e bllokimit dhe sabotimit.

    Përgjigju
    • Pjeter Kaci: 10/04/2021 08:03

      Te shkoje ne burg bashke me Vellajin

  • Inf: 09/04/2021 19:08

    Leshko nji rrot mulliri i ilir bllokut nji halabak

    Përgjigju
  • Komshiu i Vjeter: 09/04/2021 18:42

    A e njifni Leshkon ,katunari i Saukut me 4 klas shkolle qe per lek vret familjen e vet , turp i Ilir Meres qe meret me kete moster

    Përgjigju
  • Mondi: 09/04/2021 12:32

    Ne qofte se ai ishte ish drejtor c'mu... donte akoma ne w.up e kontrolloreve? ..mundet ndonjeri te jap pergjigje

    Përgjigju
    • Babai: 10/04/2021 01:51

      Mbesa vet eshte nje prej kontrolloreve. Sabin Sulaj

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?