Valdrin Sahiti

Dyshohet se u kap me drogë në Stamboll, Presidenca e Kosovës për Valdrin Sahitit: S’kemi dhënë pasaportë diplomatike

16 Prill 2023, 18:15| Përditesimi: 16 Prill 2023, 18:17

  • Share

Prej ditësh qarkulloi lajmi se Valdrin Sahiti u arrestua në aeroportin e Stambollit ku sipas mediave të Kosovës, u kap me lëndë narkotike. Thuhej se ai kishte përdorur pasaportën diplomatike për të kaluar kufirin.

Pas lajmit që qarkulloi në rrjet, stilsti publikoi disa foto në Duabi.  Së fundmi ka ardhur një reagim lidhur me situatën nga Presidenca e Kosovës ku thuhet se stilisti nuk ka pasaportë diplomatike.

“Sqarim i sërishëm. Presidentja asnjëherë nuk i ka dhënë pasaportë diplomatike askujt, pra as Valdrin Sahitit. Presidentja as nuk e ka rekomanduar nje gjë të tillë. Presidentja nuk ka kompetencë ligjore të japë pasaporta. Këto pasaporta janë dhënë nga qeverisja e kaluar. Prandaj shpifjet e shumta të këtyre ditëve Presidenca do t’i trajtojë duke ndërmarrë masa të parapara me ligj ndaj të gjithë atyre që kanë shpifur.”- thuhet në njoftim.

Kujtojmë se sipas KosovaNews, Policia Turke e ka njoftuar Policinë e Kosovës se Valdrin Sahiti është kapur me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika ne Kosovës. Sahiti ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit, mirëpo pas dyshimeve të policisë turke, atij i është ushtruar kontroll dhe i është gjetur drogë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?