Gjykata e Kurbinit

Rrëzoi dy shtyllat e tensionit të lartë në Laç, gjykata lë në burg 57-vjeçarin

6 Shkurt 2022, 10:42| Përditesimi: 6 Shkurt 2022, 11:12

  • Share

57-vjeçari Sandër Nezha, i arrestuar për rrëzimin e dy shtyllave të tensionit të lartë 110 kë në Laç do të qëndrojë në burg për 30 ditë. Në seancën me dyer të mbyllura të zhvilluar në Gjykatën e Kurbinit, Nezha ka mohuar lidhjen me ngjarjen.

Ndaj tij rëndon akuza e shkatërrimit të rrjetit elektrik me pasoja të rënda. Gjykata i la kohë organit të akuzës për paraqitjen e provave që implikojnë të dyshuarin.

Nezha u arrestua të mërkurën pasi dyshohet se ka shkatërruar dy shtylla elektrike që bëjnë shpërndarjen e energjisë elektrike në Laç dhe Lezhë, duke i vjedhur elementet lidhëse, si pllakat e bulonat. Si pasojë u ndërpre furnizimi me energji. Energjia është rikthyer nga një tjetër linjë alternative.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?