VIDEO/ Dyshohet se ra me makinë në lumin Seman! Edhe sot kërkime për gjetjen e 26 vjeçarit në Fier! Kishte ardhur nga Gjermania për pushime

16 Janar 2023, 10:08| Përditesimi: 16 Janar 2023, 17:27

  • Share

Ditën e sotme, ekipet e shpëtimit kanë kryer sërish kërkimet për gjetjen e 26 vjeçarit, Mateo Lika i cili një ditë më parë u raportua i zhdukur pasi dyshohet se ka rënë me një makinë në ujërat e lumit Seman. Prej 4 ditësh, i riu kishte ardhur për pushime nga Gjermania ku punonte.

Kërkimi ka shkuar deri në 1 kilometër, e përsëri dhe sot nuk pati shenja të mjetit, ndërsa ato do të rinisin përsëri nesër.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë gjetur gjurmë të të riut i cili teksa drejtonte një makinë me qera, dyshohet të jetë përplasur me parmakët e Urës së Mbrostarit dhe më pas ka rënë në lumin e Semanit. Duke qenë se nuk ka pasur asnjë denoncim për persona të tjerë të zhdukur, mendohet se 26 vjeçari ka qenë i vetëm në makinë.

Që prej ditës së djeshme, Mateo Lika nuk përgjigjet në telefon edhe pse familjarët e tij kanë tentuar ta kontaktojnë. Ndërkohë kërkimet për gjetjen e tij vështirësohen pasi makina që kishte marrë me qira nuk ishte e pajisur me GPS dhe kamerat e sigurisë nuk kanë një pamje të qartë të lëvizjes së të riut. Deri më tani, është gjetur vetëm targa e automjetit të marrë me qira. Policia ka marrë në pyetje të afërmit e Mateo Likës për të mësuar lëvizjet e tij para se të zhdukej.

Ora 17:29
Ende asnjë gjurmë nga 26-vjeçari dhe makina e humbur në Fier! Ndërpriten sot kërkimet për të rinisur sërish nesër

 

Janë mbyllur ditën e sotme kërkimet në lumin Seman, ku dy ditë më parë u raportua për një mjet të rënë në këtë lum nga “Ura e Mbrostarit”.

Që prej atij momenti, edhe pse po kërkohet me intensitet nga specialistët e kësaj  fushe, ditën e sotme kërkimi ka shkuar deri në 1 kilometër, e përsëri dhe sot nuk pati shenja të mjetit. Në orën  15:30 të kësaj të hëne janë pezulluar kërkimet, të cilat do të rinisin përsëri nesër.

Ora 11:43
Detaje të reja nga zhdukja e të riut që dyshohet se ra me makinë në lumin 'Seman', 26 vjeçari kishte ardhur nga Gjermania për pushime

Detaje të reja janë zbardhur nga zhdukja e të riut, Mateo Lika i cili prej ditës së djeshme ka humbur kontaktet me familjarët e tij pasi raportohet se ka rënë me makinë në ujërat e lumit Seman.

Para 4 ditësh, Lika kishte ardhur nga Gjermania për të takuar familjarët e tij në Fier. Kërkimet për gjetjen e tij, kanë rinisur që prej mëngjesit të sotëm pasi pati një rënie të prurjeve në lumin e Semanit.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?