Dyshohet se pastroi mbi 1 milion euro përmes bizneseve fiktive, arrestohen një zyrtar në Kosovë

9 Dhjetor 2023, 09:03| Përditesimi: 9 Dhjetor 2023, 09:07

  • Share

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Mitrovicë, njëri prej tyre zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës, të cilët dyshohen se në bashkëpunim kanë kryer veprat penale “Pastrim parash” dhe “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit”.

Sipas Policisë, vlera e parave që dyshohet se janë shpërlarë përmes bizneseve fiktive është mbi 1 milion euro

Veprat dyshohet se janë kryer gjatë viteve 2019-2023. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“SHPËRLARJE E PARAVE & KEQPËRDORIM I POZITËS APO AUTORITETIT – Mitrovicë 2019-2023. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri zyrtar i ATK-së), të cilët dyshohen që në bashkëpunim kanë kryer veprat në fjalë. Vlera e parave të cilat dyshohet që janë shpërlarë përmes bizneseve fiktive është mbi 1, 000.000 (një milion) €. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?