Foto ilustruese

Dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen 14-vjeçare, arrestohet shoferi i furgonit në Përmet

10 Nëntor 2023, 21:40| Përditesimi: 11 Nëntor 2023, 09:41

  • Share

Shoferi i furgonit të një shkolle 9-vjecare në Përmet, është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 14-vjeçare.

Report Tv mëson se e mitura është ankuar tek mësuesja e saj kujdestare këtë të premte, mbi ngacmimin, pasi kjo e fundit e kishte gjetur duke qarë.

Më pas, janë vënë në dijeni autoritetet policore të Përmetit duke bërë që vajza të dëshmojë në praninë e psikologut mbi rastin.

Nxënësja ka dëshmuar se shoferi i identifikuar si Nikolin.J., kishte kohë që e ngacmonte, duke arritur në prekje fizike.

Mësohet se shoferi aktualisht po mbahet në dhomat e paraburgimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër derisa Gjykata e Faktit të shprehet brenda 48 orëve me një vendim.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?