Foto ilustruese

Korçë/ Dyshohet se ngacmoi seksualisht 15-vjeçaren, arrestohet shoferi i furgonit

9 Maj 2022, 12:21| Përditesimi: 9 Maj 2022, 12:23

  • Share

Një 35-vjeçar i identifikuar me inicialet A.B., banues në Ersekë është arrestuar nga policia e Korçës pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Vajza 15-vjeçare po udhëtonte me furgonin e linjës Tiranë-Korçë kur dyshohet se u ngacmua nga shoferi.  Babai i saj ka bërë kallëzim në polici.

"Po nga këto struktura u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, i shtetasit A. B., 35 vjeç, banues në Ersekë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare", thuhet në njoftimin e policisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?