Policia e Kosovës

Kosovë/ Arrestohet serbi i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile në Vushtrri

18 Nëntor 2023, 14:05| Përditesimi: 18 Nëntor 2023, 14:37

  • Share

Policia e Kosovës ka arrestuar një serb nën dyshime për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile” në Kosovë.

Mësohet se i arrestuari është S.N, i lindur në 1964 në komunën e Vushtrrisë u ndalua sot në Jarinjë 'pasi dyshohet për veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’ të kryer gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Vushtrrisë”, u tha në njoftim.

Prokuroria Speciale, që merret me rastet e krimeve të luftës, ende nuk ka ofruar informacione për këtë rast. I dyshuari pritet të merret në pyetje në prezencë të avokatit të tij mbrojtës.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?