Ushtarë amerikanë

Dyshohet se kishte planifikuar sulme terroriste në Evropë, forcat amerikane ekzekutojnë udhëheqësin e lartë të ISIS

4 Prill 2023, 08:46| Përditesimi: 4 Prill 2023, 08:48

  • Share

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë me dije se kanë kryer një sulm në Siri ku ka mbetur i vrarë një udhëheqës i lartë i shtetit islamik (ISIS) i cili besohet të jetë përgjegjës për planifikimin e disa sulmeve në Evropë.

Khalid Aydd Ahmed al-Jaburi vdiq orët e para të së martës, në një vend emri i të cilit nuk është zbuluar për mediat.

Fatmirësisht nga sulmi, nuk ka pasur asnjë viktimë nga ana e civilëve. Deri më tani nuk ka asnjë përgjigjie nga grupi islamik në Siri.

Shtetet e Bashkuara thanë se al-Jaburi zhvilloi strukturën udhëheqëse për shtetin islamik dhe se vdekja e tij do të prishte përkohësisht aftësinë e organizatës për të komplotuar sulme të jashtme.

Sipas SHBA-ve, Shteti Islamik vazhdon të përfaqësojë një kërcënim për Lindjen e Mesme dhe pjesë të tjera të botës.

Megjithatë, nuk u dhanë detaje të mëtejshme se cilat sulme besohet të ketë organizuar Ahme dal-Jaburi në Evropë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?