Tre të arrestuarit

Dyshohet se kanë spiunuar për Rusinë, arrestohen 3 shtetas bullgarë në Britani

15 Gusht 2023, 14:34| Përditesimi: 15 Gusht 2023, 14:36

  • Share

Tre shtetas bullgarë, të dyshuar se kanë spiunuar për Rusinë janë arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Të dyshuar si spiunë të Rusisë dhe nën akuzat për posedim të dokumenteve të rreme tre të pandehurit u arrestuan në bazë të Aktit të Sekreteve Zyrtare nga detektivë kundër terrorizmit nga Policia Metropolitane, e cila ka përgjegjësinë e policisë kombëtare për spiunazh.

Orlin Roussev, 45 vjeç, nga Great Yarmouth, Norfolk, Bizer Dzhambazov, 41 vjeç, nga Harroë, në veri-perëndim të Londrës, Katrin Ivanova, 31 vjeç, nga e njëjta adresë Harroë jan ëtre të arrestuarit.

Dokumentet që posedoheshin nga tre të arrestuarit përfshijnë pasaporta, karta identiteti dhe dokumente të tjera për Mbretërinë e Bashkuar, Bullgari, Francë, Itali, Spanjë, Kroaci, Slloveni, Greqi dhe Republikën Çeke.

Ata jetonin prej vitesh në Mbretërinë e Bashkuar, duke punuar në punë të ndryshme dhe duke jetuar në një sërë pronash periferike.

Tre të pandehurit do të dalin në gjyq në Old Bailey në Londër në janar. Ata ende nuk i kanë pranuar akuzat.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?