VIDEO /Dyshohet se ka parcela me kanabis, policia kontrolle në Malësinë e Madhe, angazhohen 100 forca policore të pajisur me 6 dronë

29 Prill 2023, 10:38| Përditesimi: 29 Prill 2023, 13:23

  • Share

Policia e Shkodrës po kryen një operacion anti-kanabis në Malësinë e Madhe. Në operacion janë angazhuar 100 forca policore dhe 6 dronë, me qëllim kontrollin e territorit malor.

Operacion i koduar ‘Alpe të pastra’ do të zhvillohet në territorin e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në zonat me risk te lartë kultivimi.

Fillimisht do të kontrollohen territoret e njësive administrative Shkrel dhe Gruemirë.

Grupet e kontrollit kanë në dispozicion dronë dhe do të kontrollojnë jo vetëm zonat malore, por çdo territor të këtyre zonave, duke u përqendruar edhe në ato zona që në vitet e kaluara, janë evidentuar nga shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të territorit, bimë narkotike të kultivuara.

Gjatë momenteve të para të kontrollit, janë evidentuar disa vende të hapura rishtas, ku dyshohet se në këto miniparcela mund të kultivohet kanabis, të cilat do të mbahen nën kontroll nga shërbimet e Policisë në vijimësi, me qëllim parandalimin e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Operacioni policor antikanabis “Alpe të pastra” do të vazhdojë dhe në ditët në vijim, në territoret malore  në të gjithë qarkun Shkodër.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?