Foto ilustruese

Dyshohet se ishte nën efektin e drogës, shqiptari godet me thikë një person në Greqi, vihet në pranga

7 Gusht 2022, 10:08| Përditesimi: 7 Gusht 2022, 10:09

  • Share

GREQI- Një sherr ka ndodhur një natë më parë në qendër të Spartës në Greqi, në të cilin është përfshirë një shqiptar. Mediat greke raportojnë se shqiptari është konfliktuar me një shtetas grek.

Pas sherrit, shqiptari e ka qëlluar atë me thikë, duke e plagosur rëndë. I plagosur është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa shqiptari është vënë në pranga nga autoritet greke.

Ende nuk bëhet me dije shkaku i sherrit mes tyre, por dyshohet se shqiptari ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.  

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?