Cigaret e sekuestruara

Dyshohet se ishin kontrabandë, sekuestrohet dhjetëra steka me cigare në Tiranë! 1 në pranga, 2 në hetim penal

13 Nëntor 2022, 10:37| Përditesimi: 13 Nëntor 2022, 10:52

  • Share

Dhjetëra steka me cigare janë sekuestruar nga policia e Tiranës dhe dyshohet se ishin kontrabandë.

Policia ka evidentuar dhe goditur 3 raste të kontrabandës së mallrave. Në vijim të veprimeve për këto raste, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe u proceduan penalisht shtetasit I. D., 31 vjeç, A. M., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në automjetet që këta shtetas drejtonin, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dhjetëra steka me paketa me cigare, të dyshuara të kontrabanduara.  

-Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare u referuan materialet dhe nisi procedimi penal për shtetasin G. H., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit G. H., në rrugën "Medar Shtylla", u konstatua se ky shtetas nuk e kishte regjistruar këtë aktivitet në organet kompetente. Në vijim, shërbimet e Policisë, gjetën në aparatin celular të 22-vjeçarit, faqe online që shërbenin për vendosjen e basteve sportive.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?