Gjykata e Shkodrës

Dyshohet se favorizuan kultivimin e drogës, gjykata e Shkodrës i liron 4 efektivët e policisë në Velipojë! Masë sigurie ‘Arrest shtëpie’

18 Qershor 2022, 17:03| Përditesimi: 19 Qershor 2022, 11:46

  • Share

“Arrest shtëpie” dha gjykata e shkallës së parë në Shkodër për 4 efektivët e policisë të ndaluar me urdhër të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, pasi akuzoheshin për favorizim të kultivimit të kanabisit në Velipojë. 

N/Komisar Zamir Sytari, 40 vjeç, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Velipojë; N/Komisar Arben Hoxha, 45 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Velipojë; Inspektor Ergys Lohja, 34 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë; Inspektor Hysni Beqiri, 53 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë, do të qëndrojnë deri në përmbyllje të plotë të hetimeve në arrest shtëpie.

Akuzat e ngritura ndaj tyre u zbehen në sallën e gjyqit, kur vetë efektivët kanë treguar se kanë qenë vetë këta të fundit që kanë zbuluar parcelën me kanabis, duke kryer më pas asgjësimin e 560 bimëve. Prokurori i çështjes Albert Muçaj u tërhoq nga kërkesa për lënien e tyre në burg, duke pranuar arrestin shtëpiak, gjë që u pranua edhe nga kryesuesja e çështjes Irida Kacerja. Ky nuk është rasti i parë që të tilla operacione që finalizohen me bujë, shfryhen më pas në gjykatë për shkak të provave që rrëzohen dhe dëshmive që japin vetë të akuzuarit.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?