Faiken Maze

Dyshohet se do kryente grabitje në një prej dyqaneve të Athinës, arrestohet 37 vjeçari në Greqi, i gjendet pistoletë me 13 fishekë (Emri+Foto)

30 Dhjetor 2023, 19:09| Përditesimi: 30 Dhjetor 2023, 19:45

  • Share

GREQI- Një 37 vjeçar është arrestuar nga policia greke në zonën e Ajos Pandeliomonas në Athinë. Mësohet se në pranga ka rënë Faiken Maze, i cili u kap teksa lëvizte i armatosur me pistoletë në brez.

Arrestimi i tij është bërë ditën e djeshme në një prej lagjeve që konsiderohet si ndër më të rrezikshmet në Greqi sa i takon kriminalitetit. Policia i kërkoi Mazes të kryente një verifikim të dokumenteve të tij. Ky i fundit menjëherë nga frika se mund të arrestohej, tentoi të largohej duke u fshehur në një dyqan por tentativa e tij nuk zgjati shumë pasi u arrestua nga policia helene.

Gjatë kontrollit, iu gjet dhe iu sekuestrua një pistoletë dhe 13 fishekë të kalibrit 9mm.

Policia dyshon se Maze do të kryente ndonjë grabitje në dyqanet e zonës.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?