Foto ilustruese

Dyshohet se dhunuan 13 vjeçaren në Kosovë, arrestohen 2 persona

11 Mars, 21:35| Përditesimi: 11 Mars, 21:38

  • Share

KOSOVË- Një 13 vjeçare dyshohet se është dhunuar nga 2 persona të rritur në Drenas.

Policia e Kosovës ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme. E mitura ishte raportuar e zhdukur pasi më 10 mars ishte larguar nga shtëpia ku kishte shkuar si mysafire pa i lajmëruar të afërmit e saj.

Pas kërkimeve të kryera, është bërë e mundur gjetja e vendndodhjes së 13 vjeçares e cila dyshohet se ishte dhunuar nga 2 persona.

Këta të fundit janë arrestuar dhe po merren në pyetje. Policia po kryen hetimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?