Dyshohet për të shtëna me armë në Astir, policia në vendngjarje për verifikime

31 Mars 2022, 23:53| Përditesimi: 1 Prill 2022, 00:30

  • Share

Një telefonatë për të shtëna me armë zjarri në rrugën "Teodot Keko" në Astir, që mbërriti në sallën operative të Policisë së Tiranës ngriti në këmbë blutë e kryeqytetit.

Në vendin e ngjarjes mbërritën dhjetëra forca policie për të krehur zonën, por pas verifikimit në terren nuk ka rezultuar gjë.

Në foton e siguruar nga Report Tv shihen disa makina policie, të cilat kanë mbërritur në vendngjarje. Policia vijon kontrollet në zonë për rastin.

 

G.B./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bar Artisti: 01/04/2022 00:07

    Ca thonj dyshohet per te shtena, po verifikohet !!! Ktu kerciti kallashi, ju thoni dyshohet...

    Përgjigju
  • Rezmi: 01/04/2022 00:04

    Jena ba si lufte,, 2 tritole shkoder si permend asnji media ma,, te dy mrenda dites tesh elbasan tesh tirane ishalla sna shkrijn kret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?