Kosovë, dyshime për lëndë shpërthyese në Qendrën Klinike Universitare, policia reagon pas evakuimit të personelit: Ishin materiale shkollore

16 Janar, 16:26| Përditesimi: 16 Janar, 17:29

  • Share

KOSOVË- Një alarm fals është bërë shkak për evakuuimin e stafit mjekësor të Qendrës Klinike Universitare pas dyshimeve për mjete shpërthyese.

Fillimisht u raportua se bëhej fjalë për lëndë shpërthyese që i përkisnin periudhës së paraluftës por më vonë, policia e Kosovës përgënjeshtroi këtë lajm, duke bërë me dije se gjatë kontrolleve ishin gjetur vetëm materiale shkollore dhe se nuk kishte asnjë rrezik për stafin mjekësor për t'ju kthyer punës.

“Rreth orës 16:15, ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, kanë përfunduar me pastrimin e vendgjarjes nga mjetet e dyshuara. Të njëjtat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe nuk paraqeain rrezik pasi që janë materiale shkollore”, thuhet në njoftimin e policisë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?