Foto ilustruese

Kronikë

Struktura anti-korrupsion e kryeministrisë kontroll blic në Kadastrën e Sarandës, sekuestrohen dosje 'të dyshimta' për pronat

24 Qershor 2021, 19:29| Përditesimi: 24 Qershor 2021, 20:20

  • Share

SARANDË- Struktura anti-korrupsion e kryeministrisë ka ‘zbarkuar’ në Sarandë. Report Tv mëson se ditën e sotme ato kanë ushtruar një kontroll blic në Kadastrën e Sarandës, ku raportohet se janë sekuestruar një sërë dosjesh të dyshimta korruptive. Zonat me interes ekonomik, siç është bregdeti i Shqipërisë, kryesisht në jug të vendit janë pikat kryesore ku abuzimi me pronat ka qenë tepër i lartë, për këtë arsye edhe plazhet e Sarandës dhe të Vlorës kanë qenë në fokus të këtij operacioni.

Tre koordinatorët e urdhëruar nga kryeministri Edi Rama, Helena Lula, Enertil Canaj dhe Sokol Plaku kanë sekuestruar një sërë dosjesh, teksa kanë paralajmëruar se do të ketë ndëshkime nga nivelet më të larta drejtuese në këtë institucion deri në ndjekje penale. 

Kujtojmë që pak ditë më parë, kreu i Kadastrës, Artan Lame ka paralajmëruar largimin e një sërë drejtuesish të Kadastrave në rrethe “që nuk janë në lartësinë e duhur të detyrës”, duke nisur nga Shkodra, Lezha, Kruja, Durrësi, Tirana, Korça, Saranda e Fieri, e për pasojë shpalli thirrjen për aplikime për drejtues të rinj. Kjo deklaratë e Lames është pasuar edhe më këto operacione, teksa priten të mësohen më shumë detaje në vijim.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • edi: 24/06/2021 19:58

    Obobo, me bekimin e deputetit.....Rama mer masa ke drejtore te Ministrise se Financave sa te duash jane KRYEHAJDUTER, po te doni investigoni, ose her tjeter ju jap emrat. Skandale pa fund, vajten 3-4 vite po vjedhin edhe lek nga letrat e haleve, jo tendera, nafte e shume te tjera, lyejne institucionet nga 3-4 here e nderrojne zyra fusin lek ne xhep. Zhduki o Rame se kan hedhur renje!

    Përgjigju
  • Ermali: 24/06/2021 19:50

    Meqe vetem kryeministri punon dhe sheh shkeljet,keta inspektoret qe nuk punojne dot vete pa udhezime duhen zevendesuar se qenkan te paafte....Aman Rama dha urdher;Rama tha;etj. Na e shpifet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?