Dyshohet bashkëpunëtor në vrasjen e Hekuran Billës, lihet në burg Gjekson Pusi! S’ka akuzë për atentatin ndaj Fatjon Harushës

2 Korrik 2020, 15:42| Përditesimi: 2 Korrik 2020, 17:21

  • Share

Gjekson Pusi, 33-vjeçari nga Shkodra do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetime të prokurorisë. Ai akuzohet për dy vepra të rënda penale, atentatin ku mbeti i vrarë Hekuran Billa në Tiranë dhe atentatin ndaj Fatjon Harushës në Shkodër.

Në një seancë që ka zgjatur 3 orë, Gjykata e Shkodrës pranoi kërkesën e prokurorisë për masën e sigurisë "arrest me burg" për Pusin. Burime nga seanca me dyer të mbyllura thanë se 33-vjeçari ka dalë në gjykatë për ngjarjen e Vukatanës, ku u qëllua me armë drejt automjetit të Drejtorisë së Rrugëve, ku udhëtonte Fatjon Harusha, i cili fatmirësisht nuk u dëmtua.

Burimet nga seanca gjyqësore thanë se prokuroria nuk pati prova të mjaftueshme për implikimin e Pusit në këtë ngjarje, ndërkohë që vetë i ndaluari ka mohuar autorësinë e krimit.

Gjatë marrjes në pyetje në policinë e Shkodrës, Fatjon Harusha, pasi është njohur edhe me personin e ndaluar nga Policia ka deklaruar se Gjekson Pusi  nuk është autori qe ka qëlluar ndaj tij. Gjyqtarja Ermira Dedja pasi ka dëgjuar Prokurorinë si dhe pretendimet e autorit të dyshuar ka vendosur masën arrest me burg pa afat.

Kujtojmë se 33-vjeçari Gjekson Pusi ka qenë edhe më herët në masën e sigurisë arrest shtëpie për armëmbajtje pa leje. Ai e ka thyer këtë masë duke u përfshirë në dy ngjarje të rënda kriminale. Në njoftim e policisë thuhet se Pusi është një nga bashkëpunëtorët e Viktor Markut në vrasjen e Hekuran Billës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?