Dyshohej për rrjedhje gazi në banesë, e pëson shqiptari, zjarrëfikësit i gjejnë 14 kologramë kokainë

14 Qershor, 17:12| Përditesimi: 14 Qershor, 18:02

  • Share

ITALI – Një shqiptar është arrestuar ditën e sotme nga policia pasi në shtëpinë e tij iu gjetën 14 kilogramë kokainë.

Sasia e lëndës narkotike u zbuluar nga disa zjarrfikës të cilët kishin hyrë në shtëpinë e shqiptarit pasi dyshohej se kishte rrjedhje gazi.

Gjatë ndërhyrjes ata kanë konstatuar kokainën të ndarë në 10 blloqe dhe kanë njoftuar policinë.

Sipas mediave italiane, shqiptari ka tentuar t’u arratiset bluve por pa sukses.

Drejtësia italiane i ka caktuar paraprakisht shqiptarit masën e arrestit në shtëpi, por këtë masë ai do ta vuajë në një tjetër banesë, jo në atë që u gjend droga.

 

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?