Dyshimet se është mjekuar gabim, mjeku i Maradonës nën hetim (VIDEO)

29 Nëntor 2020, 16:46| Përditesimi: 29 Nëntor 2020, 21:42

  • Share

Hetimi për vdekjen e Maradonës merr një zhvillim të rëndësishëm gjatë këtyre orëve. Prokuroria ka nisur hetimet ndaj mjekut privat të Maradonës, Leopoldo Luque, i cili akuzohet se nuk ka ndjekur protokollin mjekësor dhe se nuk ka qenë në shtëpinë e Diegos në momentin që vdiq.

60 agjentë kanë nisur hetime në shtëpinë dhe klinikën e doktorit Luque, ndërsa hetimet po verifikojnë nëse ka pasur gabime njerëzore në trajtimin kampionit argjentinas apo parregullsi në ndjekjen e protokollit mjekësor.

Sipas medieve argjentinase mjeku është i dyshuari kryesor për vdekjen e Maradonës dhe akuzohet për vdekje të qëllimshme.

‘Na duhet të saktësojmë nëse gjatë trajtimit të Maradonës në shtëpi ka pasur parregullsi në trajtimin e tij', thanë prokurorët.

Ajo që është e sigurt është se neurokirurgu Leopoldo është një personazh kontrovers që trajtonte Maradonën që prej viti 2016 por me të cilin kampioni ishte zënë dhe nuk ishte paraqitur në shtëpinë e tij në momentin që Diego vdiq. Edhe vajzat e Diegos, Dalma, Gianinna dhe Jana akuzuan pa asnjë mëdyshje se fajtori kryesor për vdekjen e babit të tyre ishte doktori.

Nën hetim mund të përfundojë edhe mjeku psikiatër i Maradonës që i jepte ilaçet por dhe një person tjetër që u gjend në shtëpinë e tij ditën e vdekjes.

Dyshimet mbi vdekjen e kampionit janë të shumta një ndër to është, se përse doli nga spitali aq shpejt pas operacionit në kokë dhe pse nuk u gjet asnjë mjek në shtëpinë  e tij, që duhet ta ndiqte 24 orë.   

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?