Dyshimet për rritjen e kultivimit të lëndëve narkotike, policia kontrolle nga ajri në Krujë

13 Qershor 2020, 14:32| Përditesimi: 13 Qershor 2020, 14:39

  • Share

Policia e Shtetit po kryen inspektime në territorin e vendin për të zbuluar parcela të mbjella me lëndë narkotike, pasi kohët e fundit ka patur mjaft raportime për këtë çështje. Pak kohë më parë ishte kryeprokurori Olsian Çela i cili tha se në vendin tonë po tentohet të mbillen lëndë narkotike.

Ndërkohë sot, më konkretisht në Krujë, janë kryer kontrolle nga ajri me helikopter, pasi dyshohet si një nga zonat ku mund të jenë mbjellë parcela me lëndë narkotike.

Sakaq drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu më herët ka deklaruar se kultivuesit e lëndëve narkotike kanë ndryshuar strategji për mbjelljen e tyre. Diçka e tillë sipas tij nuk po bëhet më nëpërmjet parcelave në natyrë, por nëpër tunele dhe sera.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?