‘Dyrrah City’, zbulohet logo dhe akademia që Manchester City do ndërtojë në Durrës

14 Janar, 15:51| Përditesimi: 14 Janar, 21:15

  • Share

Dyrrah City do të quhet akademia e futbollit në Durrës që do hapet nga klubi gjigand i Manchester Cityt me të cilin qeveria shqiptare ka lidhur një marrëveshje. ‘Dyrrah City’ do ketë për qëllim edukimin e talenteve dhe formësimin e tyre për të ardhmen, duke i ekspozuar në një arenë të madhe futbolli siç është Manchester City. Klubi anglez, ndër më të mëdhenjt në botë, i ka besuar Shqipërisë një nga tetë akademitë që ka ndërtuar në botë dhe që do shërbejë edhe për rajonin.

Vetë Manchester City, por edhe kryeministri Edi Rama, zbuluan të shtunën se në pranverë do të nisë edhe ndërtimi i kësaj akademie. Në të do jenë trajnerët dhe profesionist më të mirë që Manchester City do sjellë në vendin tonë, me qëllim identifikimin dhe rritjen e talenteve shqiptarë dhe jo vetëm.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 15/01/2024 02:12

    Logoja vlen me shume si logo per qytetin e Durresit se sa per akademine e futbollit!Po shikoj bedenat e torres se Durresit,po shikoj kokat e dragojve/shqiponjave te stilizuara si koka spirance,dicka e kuptueshme per Durresin,po futbolli me cfare perfaqesohet ne kete logo?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?