Dyqani me bizhuteri grabitet në mes të ditës në Zelandën e Re, bëhet viral reagimi i rojes së sigurisë përballë hajdutëve (VIDEO)

29 Janar, 16:11| Përditesimi: 29 Janar, 16:23

  • Share

ZELANDË E RE- Një video e publikuar për një grabitje të ndodhur në një dyqan bizhuterish është bërë virale në rrjetet sociale. Ngjarja ndodhi në mes të ditës në qendrën tregtare Bayfair në Zelandën e Re.

Ajo çfarë ka marrë vëmendje të madhe është reagimi i rojës së sigurisë i cili edhe pse shikon hajdutët teksa kryejnë grabitjen, nuk ka lëvizur nga vendi dhe thjesht i shikon.

Disa prej ndjekësve në komente mbështesin rojën duke thënë se jeta e tij vlen më shumë se bizhuteritë ndërsa të tjerët, e kritikonin për faktin që nuk ndërhyri për të ndaluar grabitësit.

“Jeta juaj nuk ia vlen për një bizhuteri. Mos e fajësoni rojën e sigurisë që qëndron prapa dhe thjesht ka marrë një ide për përshkrimet”, shkroi një person.

“Mund të konfirmoj si roje sigurie, 23,65 dollarë në , nuk ia vlen”, shtoi një tjetër.

“Pra, cili është roli i sigurisë?”, ishte komenti i një ndjekësi tjetër nga shumë komente që mori videoja.

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?