Dyndje vizitash mjekësore për të kapur ‘patentën e lirë’! Okulistja: Kryejmë deri në 70 vizita në ditë për 8 orë punë! Dolën në pah probleme me shikimin

25 Shkurt 2023, 20:37| Përditesimi: 25 Shkurt 2023, 20:44

  • Share

TIRANË - Pas lajmit për shtrenjtimin e patentës në një të ardhmen të shpejt mbi 40 mijë lekë, në qendrat shëndetësore ka dyndje qytetarësh që nxitojnë të marrin raportin mjekësor që u nevojitet për regjistrimin në autoshkollë.

Nora Burda, mjekja okuliste në qendrën shëndetësore 9 thotë se kryen deri në 70 vizita në ditë, një numër ky i dyfishuar pacientësh në ditë pune të zakonshme.

“Ne kemi pas bërë më para 30-40 vizita në ditë, tani kemi bërë 60-70. Ideja është që është pak shumë , por kur njerëzit kanë nevojë dhe janë në situata të tilla ne duhet gjithmonë që t’i ndihmojmë dhe t'iu mbarojmë punë se edhe ne po të ishim vetë do të na pëlqente që dikush të na ndihmonte. E kuptojmë dhe arsyen se pëse ata nxitojnë.”-tha Nora Burda, okuliste.

Megjithatë nga gjithë ky fluks i arsyetuar tashmë, mjekja thotë se janë nxjerr në pah problematika që pacientët më parë i kanë neglizhuar.

“Problematikat më tepër paraqiten tek grupmoshat 18-19 vjeç, te subjektet që e bëjnë patentën për herë të parë dhe qëllon që nuk kanë bërë ndonjëherë vizitë okulistike për problemet e refraksionit , për problemet që mund të jenë të lindura dhe kur vijnë këtu që vizitojnë të dy sytë dhe vetë habiten dhe thonë si ka mundësi që nuk shikojmë. Problematika ka dhe te moshat e mesme apo ata të cilët janë pak më të moshuar”, tha mjekja okuliste.

Njerëzit po nxitojnë të kryejnë vizitat mjeksore me qellim për të hyrë në kursin e patentës, para se ajo të shtrenjtohet. Deri tani ka një draft marrëveshje midis shoqatave të autoshkollave, tatimeve dhe DPSHTRR, por që ende nuk dihet se kur patenta do të kushtojë më shumë.

A.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • aldo: 26/02/2023 19:11

    a doli nai gjo a medet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?