Dyndje drejt plazhit, radhë kilometrike në autostradën Tiranë-Durrës, asnjë patrullë policie (FOTO)

28 Qershor 2020, 10:51| Përditesimi: 28 Qershor 2020, 11:44

  • Share

Fundjava i ka drejtuar qytetarët e Tiranës drejt plazhit të Durrësit. Fluksi ka shkaktuar radhë kilometrike në autostradën Tiranë-Durrës.

Report Tv sjell pamjet e trafikut të rënduar te mbikalimi i Vorës, ndërsa nuk ka asnjë patrullë policie për të orientuar trafikun me qëllim shmangien bllokimet e rrugës.

Drejtuesit e makinave po presin prej disa orësh në timon për të arritur në destinacion. Në këtë aks nuk është se po kryhen punime, por e njëjta situata në autostradë është cdo fundjavë.


Lajmi kryesor:

Pushuesit lënë bregdetin, radhët kilometrike të mjeteve në Llogara-Vlorë vijojnë edhe në orët e vona të mbrëmjes


//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vera: 28/06/2020 17:27

    KJO RRUGE DUHET TE ISHTE 4 ME KATER,,,QEVERI LESHI,,,E KA LENE KETE RRUGE MIZERJE FARE,,,I VJEDHIN LEKET O POPULL PRANDAJ ESHTE KESHTU...

    Përgjigju
  • Tirona: 28/06/2020 16:09

    Shikoni sondazhin e dites, kjo rradha e makinave qe njerzit po shkojne per pushime jane te huaj apo shqiptare

    Përgjigju
  • Lui: 28/06/2020 15:41

    Kur ka polici ne rruge thone qe kane dale per gjoba. Kur nuk ka, thone pse nuk ka.. Hajde gjeja shqiptarit. Prandaj kemi ate barcaleten tipike shqiptare "Ca uji i dhe gomarit"? Hahah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?