12 të vdekur dhe 764 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

27 Nëntor 2020, 15:21| Përditesimi: 27 Nëntor 2020, 16:20

  • Share

Shënohen 12 viktima nga Covid-19 në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit, duke çuar në 975  numrin e viktimave nga fillimi i pandemisë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (76, 66 vjeç), Prishtinë 2 raste (74, 64 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (61 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Gjilan 1 rast (79 vjeç), Kamenicë 1 rast (86 vjeç), Klinë 1 rast (59 vjeç), Lipjan 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast (73 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (46 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Ndërkohë që janë shënuar 764 raste të reja, duke e çuar në 37.792, numrin total të rasteve nga fillimi i pandemisë.

Rastet pozitive:

Komuna Prishtinë 319 raste, Gjilan 60 raste, Fushë-Kosovë 46 raste, Prizren 40 raste, Gjakovë 36 raste, Ferizaj 32 raste, Drenas 30 raste, Lipjan 28 raste, Pejë 28 raste, Viti 25 raste, Podujevë 24 raste, Kamenicë 14 raste, Suharekë 14 raste, Obiliq 13 raste, Rahovec 12 raste, Klinë 9 raste, Istog 8 raste, Vushtrri 6 raste, Malishevë 5 raste, Shtime 4 raste, Deçan 3 raste, Dragash 2 raste, Kaçanik 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Hani i Elezit dhe Mitrovicë.

Ministria e Shëndetësisë fton qytetarët të respektojnë masat anti-covid si dhe të shmangin grumbullimet masive.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?