Dyfishohet çmimi i patentës? DPSHTRR e mohon: E pavërtetë, nuk do të rritet

16 Shkurt 2023, 22:22| Përditesimi: 16 Shkurt 2023, 22:25

  • Share

TIRANË- Çmimi i patentës nuk do të rritet. Mesditën e sotme nëpër media qarkulloi lajmi se do të dyfishohet çmimi i patentës dhe se do të shkojë në 85 mijë lekë.

Ky lajm është mohuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) e cila sqaron të gjithë qytetarët se çmimi për lejet e drejtimit nuk do të rritet por do të vijojë të mbetet i njëjtë. DPSHTRR sqaron një marrëveshje e nënshkruar me Drejtorinë e Tatimeve dhe Shoqatat e Autoshkollave nuk ka lidhje me rritjen e çmimit, por synon që të eliminohet evazioni fiskal dhe informaliteti në sektorin e Autoshkollave.

“LAJM I GABUAR! Lajmi është: FUND FIKTIVITETIT në Autoshkolla! Zbatim rigoroz i programit të formimit për Leje Drejtimi! Fund lojës me Sigurinë Rrugore! Fund zhvlerësimit të profesionistëve dhe degradimit të tregut të Autoshkollave! As rritet e as dyfishohet çmimi i patentës! Eliminohet evazioni fiskal dhe informaliteti në sektorin e Autoshkollave!

Nuk rritet asnjë tarifë publike që lidhet me shërbimin dhe lëshimin e Leje Drejtimit! Goditet fenomeni i sekserëve që kapin kursantë për ti përdorur Autoshkollat si Nipte apo sa për letra, pa u kryer procesi mësimor, duke iu shmangur kurseve në teori e praktikë, në këmbim të një pagese të ulët por të parregullt! Luftohet konkurrenca e pandershme dhe paligjshmëria!

Fiton Siguria Rrugore! Rriten standardet e mësimdhënies në Autoshkolla! Merr dinjitet dhe vlerë aktiviteti dhe misioni i Autoshkollave! DPSHTRR zbaton aktet ligjore në fuqi që përcaktojnë programin e detyrueshëm zyrtar të përgatitjes në Autoshkolla, kryerjen e plotë dhe transparent të tij!

Siguria Rrugore kërkon Autoshkollim serioz, proces kritik që nuk mund të garantohet pa kushtet logjistike, kapacitetet teknike e didaktike që përkthehen në kosto të domosdoshme! Kurset gjysmake, shkollimi i munguar, kontratat fiktive, punësimi në të zezë ose fiktiv, regjistrat fiktivë të pjesëmarrjes në orët mësimore, janë parathënia e aksidenteve dhe fataliteteve rrugore, kostove sociale e ekonomike që tejkalojnë sektorin e Autoshkollave duke cënuar tërë shoqërinë, sigurinë publike dhe aspiratat integruese!  Marrëveshja DPSHTRR dhe DPT dhe Shoqatat e Autoshkollave është investimi më i fortë për cilësi Autoshkollimi, mbrojtje konsumatori e Siguri Rrugore”, shkruan Gonxhe.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?