Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Dyfishohen raste te reja me COVID në Kosovë, 221 persona pozitivë në 24 orët e fundit! Një viktimë

4 Gusht 2021, 15:25| Përditesimi: 4 Gusht 2021, 15:36

  • Share

Varianti Delta i COVID duket se po përhapet gjerësisht në Kosovë, duke sjellë edhe një dyfishim të rasteve të reja të infeksionit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 221 raste të reja infeksioni, ndërsa fatkeqësisht 1 person ka humbur jetën.

Ditën e sotme në Kosovë janë shëruar 21 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.688.

Numri i rasteve aktive ka shkuar në total numri i rasteve aktive është 888.

Kosova vijon edhe me procesin e vaksinimit, ku në total janë kryer 460.297 vaksinime, ndërsa 162.807 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?