'Dyer të hapura, jetë të shpëtuara'/ Rama: Në Vlorë do të ndërtohet muzeu i munguar për shpëtimin e Hebrenjve

9 Gusht 2020, 08:05| Përditesimi: 9 Gusht 2020, 09:16

  • Share

VLORË- Një arsye më shumë për të vizituar qytetin e Vlorës, jo vetëm në verë, por në çdo stinë të vitit! Në qendrën historike të saj do të ndërtohet muzeu i Shpëtimit të Hebrenjve.

Një muze bashkëkohor, me dëshmi, zëra e imazhe që dëshmon mikpritjen e shqiptarëve, pavarësisht vështirësive me të cilët duhet të përballeshin.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i qeverisë Edi Rama. Ai ka njoftuar se do të hapet rruga për një konkurs ndërkombëtar për projektin.

"Mirëmëngjes dhe me lajmin se së shpejti në zonën e rilindur historike të Vlorës, do të kemi edhe Muzeun e Shpëtimit të Hebrenjve, ju uroj një të dielë të bukur", shkruan Rama.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore shqiptarët kanë strehuar dhe kanë mbrojtur qindra hebrenj nga perskutimi i pushtuuesve nazistë dhe ky gjest është vlerësuar nga ndërkombëtarët.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 10/08/2020 01:52

    Ne mos gaboj ne Vlore ka pas qene nje sinagoge, por ndoshta e kam gabim,por e di qe hebrejte kane pasur nje tradite historike shume te vjeter ne Shqiperi dhe ka ekzistuar nje komunitet I vogel ,prej shekujsh.

    Përgjigju
  • Ardi Skendaj: 09/08/2020 21:31

    Do ta ngreme patjeter edhe nje per Rilindasit qe meren ghithe diten me spiunlleqe dhe intriga

    Përgjigju
  • alba: 09/08/2020 19:53

    Do te ngrihet ndonje muze i mikpritjes e beses vlonjate per 600 vlonjate te internuar ne prishtine dhe te spiunuar tek gjermanet nga vlonjatet e tjere ?

    Përgjigju
  • ARDIANET E TEUTES: 09/08/2020 14:59

    TE GJITHA TE TJERAT I KA NE FAKT VLORA DHE GJITH SHQIPERIA. ME MIRE HAP NDONJE FABRIKE QE PRODHIN DIÇKA MADE IN ALBANIA MUZEUN MUND TA HAPESH EDHE VITIN TJETER

    Përgjigju
  • Renato Bega: 09/08/2020 12:16

    I mungonte Vlores ky muze jo per numrin e shpetuar por per mikpritjen qe e karakterizon

    Përgjigju
  • Bim: 09/08/2020 11:37

    Nga viktima në kasapa

    Përgjigju
  • Ilir: 09/08/2020 10:18

    Po pse ne Vlore? Sa hebrenj kane shpetuar vlonjatet? Pse jo ne Tirane apo ne ndonje qytet tjeter? Pse jo ne zonen ku jane shpetuar me shume hebrenj?!

    Përgjigju
    • Mario: 09/08/2020 19:32

      E pse jo ne Vlore? Kur nuk njeh historinë e henbrenjve ne Vlore qe mund te themi se ata jane shume me te vjetër se shqiptaret atje, mos fol kot. Hebrenjte ne Vlore nuk erdhën vetem ne kohen e luftrave botërore por kane ardhë ne periudha akoma me te hershme

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?