Foto ilustruese

Dy viktima dhe 95 raste të reja më COVID-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë! 45 pacientë të shtruar në spitale, 7 prej tyre në gjendje të rëndë

3 Mars 2022, 17:52| Përditesimi: 3 Mars 2022, 17:56

  • Share

Dy persona kanë humbur betejën me virusin, ndërsa janë raportuar 95 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Në 24 orët e fundit rastet me COVID-19 janë rapotuar në këto qytete: Janë kryer 1,289 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 95 qytetarë, në këto bashki: 37 në Tiranë, 9 në Sarandë, 4 në Fier, 3 në Shkodër, Mirditë, Berat, Skrapar, 2 në Lezhë, Kurbin, Durrës, Rroskovec, Lushnje, Vlorë, Gjirokastër, Devoll, Kolonjë,  Gramsh, 1 në Kukës, Has, Tropojë, Kamëz, Patos, Divjakë, Mallakastër, Delvinë, Përmet, Tepelenë, Kuçovë, Poliçan, Elbasan.

Janë 1,747 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 396 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 266,697 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (03 Mars 2022)

  • Raste të reja ditore          95
  • Të shëruar në 24 orë        396
  • Të shtruar në spitale          45
  • Humbje jete në 24 orë        2
  • Testime ditore                1,289
  •  
  • Testime totale               1,748,195
  • Raste pozitive                 271,920
  • Raste të shëruara           266,697
  • Raste Aktive                       1,747
  • Humbje jete                         3,476

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë               493
  • Fier                   265
  • Elbasan             166
  • Vlorë                149
  • Lezhë               182
  • Kukës               114
  • Berat                104
  • Shkodër           91
  • Durrës              75
  • Gjirokastër      58
  • Korçë               43
  • Dibër                7

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?