Dy vatra zjarri në Fier, përfshihet nga flakët pylli i Semanit dhe ura në Zharrëz (VIDEO)

15 Qershor 2020, 15:36| Përditesimi: 15 Qershor 2020, 15:47

  • Share

FIER- Fieri është përfshirë nga dy vatra zjarri ditën e sotme. Një zjarr ka rënë në pyllin e Semanit në afërsi të stacionit të pompimit. Flakët kanë rënë në sipërfaqen e pyllëzuar ndërsa ende nuk dihen shkaqet.

Reparti zjarrfikës është njoftuar në orën 13:40 nga ana e policisë dhe pranë vendit ku kanë rënë flakët janë nisur forcat zjarrfikëse të Fierit.

Zjarri është favorizuar edhe nga era dhe temperaturat e larta. Deri tani është djegur një sipërfaqe  e madhe e mbjellë me pisha. Ky është zjarri i dytë brenda pak orëve në Fier, pasi i pari u regjistrua tek ura në Zharrëz.

Zjarri në Zharrëz ishte shumë pranë banesave dhe zjarrëfikësja është në vendgjarje .Tek ura bëhen shpeshherë edhe derdhje të hidrokarbure me përbërje nafte.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?