Dy vajza nga Kosova sjellin në
Muzeun Kombëtar artin grafik

19 Prill 2013, 20:20| Përditesimi:

  • Share
TIRANE - Dy vajza nga Kosova sjellin në Muzeun Kombëtar artin grafik. Me veprat e tyre dy vajza nga Kosova sjellin atmosferën e qyteteve të Kosovës, jetën e përditshme. Në Muzeun Historik Kombëtar është çelur ekspozita-grafike e Dardana Gorancit dhe Lirie Rrahmanit, që i përkasin brezit të grafisteve të para femra në Kosovë. etj.

Për një kohë të gjatë në Kosovë grafika ishte teknikë e krijuesve meshkuj, pas luftës Fakulteti i Arteve të Prishtinës u pushtua edhe nga talente femra, por tani si botë me imagjinatë të pasur dhe ambicie reale e prestigj në fushën e krijimtarisë ka edhe nga femra të talentuara. Liri Rrahmani paralajmëronte forcën e një talenti në grafikë pranë ateliesë së profesor H. Krasniqi.

Liria u lind në vitin 1981 në afërsi të Podujevës, shkollën e mesme e kreu në qytet, ndërsa Universitetin në Akademinë e Arteve dega e grafikës në vitin 2009. “Dardana Goraci ka arritur që të faturojë sipërfaqet me një ekspresionizëm abstrakt, i cili gjen artdashësit e shumtë që janë lidhur me të dhe të apasionuar me artin modern. Kjo shprehje ka gjuhë universale dhe shpjegimi është i qartë për bashkëkohësit, i kapshëm dhe plot simbolikë, pasi gjuha moderne për këtë kohë është e deshifrueshme pranë baticave dhe zbaticave që kanë ndodhur në botën tonë”, shprehet prof. Sabedin Etemi, kurator i punëve të dy artisteve të artit grafik nga Kosova.

Artistet kanë çelur ekspozita në qytete të ndryshme të Kosovës, por dhe në ato të rajonit, dhe për herë të parë prezantohen në Tiranë në një ekspozitë me punime në grafikë që u çel në Muzeun Historik Kombëtar. E veçanta e kësaj ekspozite qëndron që artistet prezantojnë në grafite. Krijimtaria e tyre në grafite është komentuar jo pak dhe në shtete të tjera ku ato kanë ekspozuar, një punë që sjell një mënyrë të veçantë krijimi artistik.dhu.ha.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?