Foto ilustruese

Dy ushtarë australianë u sulmuan nga një krokodil, kritikohet Departamenti i Mbrojtjes! Përballet me 1.5 mln dollarë gjobë

13 Gusht 2023, 12:43| Përditesimi: 13 Gusht 2023, 12:48

  • Share

Një incident i pazakontë ka ndodhur në Australi, ku dy ushtarë janë sulmuar nga një krokodil teksa po peshkonin. Për këtë Departamenti i Mbrojtjes së Australisë është përballur me akuzat se ka dështuar në trajnimin e punëtorëve dhe sigurimin e tyre.

Ngjarja ka ndodhur më 6 gusht 2021, në gadishullin e Cape York të Portland Road, në Australi, ku dy ushtarë kishin shkuar për peshkim, kur papritur u sulmuan nga një krokodil 2.5 metra i gjatë i ujërave të njelmëta në Queensland në vitin 2021.

Një nga ushtarët pësoi lëndime të rënda në pjesën e sipërme të trupit pasi u kafshua, ndërsa tjetri humbi krahun.

Për këtë, Departamenti i Mbrojtjes së Australisë është akuzuar se ka shkelur ligjet federale të shëndetit dhe sigurisë në punë.

Sakaq, departamenti mund të përballet me një gjobë prej 1.5 milion dollarë.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?